Lajmërim: Bursat YÖK 2021

Priştine Büyükelçiliği 27.07.2021

NË LIDHJE ME BURSAT PËR ARSIMIM NË INSTITUCIONET UNIVERSITARE SHTETËRORE NË TURQI TË CILAT DO TË OFROHEN NGA KËSHILLI PËR ARSIM TË LARTË TË REPUBLIKËS SË TURQISË (YÖK) PËR STUDENTËT NGA REPUBLIKA E KOSOVËS TË CILËT KAN PËRFUNDUAR SHKOLLIMIN E ULËT DHE TË MESËRM 12 VJEÇAR, NË INSTITUCIONET PUBLIKE ARSIMORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në bazë të Memorandum Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë (YÖK), do të ofrohen bursa për numër të caktuar të studentëve për arsimim në institucionet universitare shtetërore në Turqi.

Studentet duhet të kenë përfunduar arsimimin e ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në shkollat publike të Republikës se Kosovës dhe të jenë shtetas të Republikës së Kosoves si dhe të i përmbushin kushtet e më poshtme dhe te kalojnë më sukses intervistën nga këshilli përzgjedhës.

Kushtet e Aplikimit

1.Kandidatët/ nxënësit e Republikës së Kosovës të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në institucionet publike arsimore në Republikën e Kosovës për të aplikuar për bursë duhet t’i përmbushin kushtet e mëposhtme:

a.Të kenë mbaruar me sukses Testin e Maturës të organizuar nga institucionet e Kosovës,

b.Të kenë notën mesatare së paku 4,50 nga 5, nga shkollimi i tyre 12 vjeçar në Kosovë,

c.Të përzgjidhen nga Këshilli Përzgjedhës në bazë të metodës së zgjedhur të testimit nga Bordi Ekzekutiv i YÖK.

2. Studentët e zgjedhur nga Këshilli Përzgjedhës do të fitojnë të drejtën e shkollimit me bursë në statusin Studentit të Huaj të Këshillit të Lartë për Arsim (YÖK) në universitetet në Turqi.

3. Studentit, shtetas i Kosovës i cili ka përfunduar shkollimin ne gjuhën turke në shkollat publike të Kosovës nuk i kërkohet kushti i certifikatës se gjuhës turke.

4. Aplikimet së bashku me aplikacionet dhe dokumentet tjera te nevojshme për bursë (Diploma e shkollimit te mesëm, transkript i cili tregon notën mesatare të arsimimit 12 vjeçar në shkollat publike në Kosovë, dhe dokumenti i rezultatit të provimit të maturës ) do të pranohen nga data 27 Korrik – 10 Gusht 2021 nga Ambasada e Republikës së Turqisë.

5. Studentët e suksesshëm do të përzgjidhen pasi që aplikimet të vlerësohen nga Këshilli Përzgjedhës të përbërë nga përfaqësuesit nga Turqia dhe Kosova.

6. Studenti i huaj nga Republika e Kosovës të cilit iu njihet bursa duhet të pajiset me Vizë Hyrëse Studentore në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Turqisë.

Parimet e Përgjithshme në lidhje me Bursat

1.Shuma e bursës e cila do të i ipet studentit nga Republika e Kosovës caktohet nga vendimi i Bordit Ekzekutiv të Këshillit për Arsim të Lartë (YÖK).

2.Shume e bursës që do të i ipet studentit gjatë arsimimit universitarë për vitin 2021 është 1.000 TL. Bursat paguhet 12 muaj me radhë.

3.Shuma e bursës së fituar iu dorëzohet në baza mujore studentit të Republikës së Kosovës (çdo muaj nga datat 1-10).

4.Studentit të niveli universitar nga Republika e Kosovës i epet bursë përgjatë gjithë kohë normale të studimeve.

5.Bursa do të i paguhet studenti shtetas i Republikës së Kosovës edhe në qoftë se Programi i cili është regjistruar ka klasë përgatitorë për gjuhë të huaj.

6.Pagesa vjetore për shkollim do të mbulohet nga YÖK.

7.Studentëve iu mundësohet qëndrimi në konviktet e Institucionit të Kredive dhe Konvikteve të Arsimit të Lartë. Pagesat e konvikteve mbulohen nga YÖK.

8.Në rast se studenti kalon në një universitet tjetër apo program tjetër të arsimit bursa dhe pagesa e shpenzimeve të arsimit të tij/ saj ndërpritet.

9.Studenti i Huaj nga Republika e Kosovës është i obliguar ë vazhdojë studimet e tij/saj gjatë gjithë kohës që është duke e marrë bursën. Studentëve që pauzojnë nuk u epet bursë dhe nuk u mbulohen shpenzimet e studimit për kohën që nuk vazhdojnë programin e tyre. Në qoftë së ekziston një arsye madhore që arsyeton pauzimin bursa iu vazhdohet për aq kohë shtesë që nevojitet.

10.Në bazë të sistemit të notimit universitar ne Turqi, studentëve të cilët kanë mesataren vjetore më të ulët se 2,00 nga 4 si dhe 50 nga 100 do të ju ndërpritet bursa.

11.Studentët që marrin dënime disiplinore do të ju ndërpritet bursa.

12.Studenti nga Republika e Kosoves pas diplomimit nga institucioni i arsimit të lartë është i obliguar të kthehet në Kosovë dhe të shërbej së paku 5 vite në Kosovë.

13.Studentët nga Republika Kosovës të cilët janë duke pranuar ndonjë bursë tjetër nga shteti i Turqisë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë bursë.

SHENIM 1: Të gjitha dokumentet duhet të aprovohen nga komuna ose noteri.

SHENIM 2: Nëse dokumentet që do të bashkëngjiten nuk janë në turqisht, ato duhet të përkthehen në turqisht nga përkthyes zyrtar të njohur nga Ambasada Turke në Prishtinë.


İlgili Dosyalar

Formulari i aplikimit YÖK 2021.pdf

Atatürk

Pazartesi - Cuma

Konsolosluk Şubemiz Başvuru Kabul Saatleri: 09:00-12:30
1.01.2024 2.01.2024 Yeni Yıl Tatili
7.01.2024 8.01.2024 Ortodoks Noel Tatili
17.02.2024 19.02.2024 Kosova Cumhuriyeti Bağımsızlık Günü
31.03.2024 1.04.2024 Katolik Paskalyası
9.04.2024 9.04.2024 Kosova Cumhuriyeti Anayasa Günü
10.04.2024 10.04.2024 Ramazan Bayramı
1.05.2024 1.05.2024 Uluslararası İşçi Bayramı
5.05.2024 6.05.2024 Ortodoks Paskalyası
9.05.2024 9.05.2024 Avrupa Günü
16.06.2024 17.06.2024 Kurban Bayramı
25.12.2024 25.12.2024 Katolik Noel Bayramı
25.12.2024 25.12.2024 Katolik Noel Bayramı